Suarez po e përjeton rëndë atë që po ndodh me Messin: “Jam i shqetësuar për Leon”

Share Messenger

Suarez po vuan me vështirësitë që po kalon Leo Messi. Sidoqoftë, ai ka besim se shoku i tij më i mirë do t’ia dalë

Sulmuesi i Atletico Madrid, Luis Suarez, ka folur për momentin e vështirë që po kalon Leo Messi te skuadra e Barcelonës.

Ai ka pranuar se e vuan diçka të tillë, pavarësisht se është i foksuar vetëm tek Atletico Madridi.

“Mendoj se kam folur shumë për Barcelonën dhe dua ta lë mënjanë diçka të tillë. Dua ta shijoj momentin tim tek Atletico Madridi, pasi jam lojtar i kësaj skuadre”, tha Suarez.

“Por si një shok, si mik i Messit, situata më dhemb. Jam i shqetësuar për atë si një njeri, por gjithsesi e di se ai është në gjendje të ecë përpara dhe të ndryshojë situatat që ka para vetes”.

Leo ka shënuar vetëm tre gola këtë edicion me fanellën e Barcelonës, sezoni më i dobët në karrierë.

Share Messenger

Më të lexuarat