Suarez kalon testin, pajiset me nivelin B1 për gjuhën italiane

Share Messenger

Luis Suarez ka kaluar testin të cilit iu nënshtrua sot.Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka kaluar sot testin e gjuhës italiane dhe tashmë është pajisur me nivelin B1.‘Gazzetta dello Sport’ bënë të ditur se testi për Suarez zgjati një orë, ku lojtari është testuar me shkrim dhe me gojë.

Pas këtij testi, procedurat për pajisje me pasaportë italiane afrohen edhe më shumë për uruguaianin.Suarez nuk ka raporte të mira me Ronald Koemann te Barcelona, ku në dy ndeshje testuese nuk është përfshirë fare në skuadër.

Share Messenger

Më të lexuarat