Stoltenberg për linjën ajrore Kosovë-Serbi: Një hap i rëndësishëm

Share Messenger

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti njoftimin për nënshkrimin e një memorandumi midis Qeverisë së Serbisë dhe kompanisë Lufthansa që do të çonte në krijimin e një linje direkte Prishtinë Beograd.

“Unë mirëpres qëllimin e Eurowings dhe Grupit Lufthanza për të vendosur fluturime të drejtpërdrejta midis Beogradit dhe Prishtinës, bazuar në letrat e nënshkruara në Berlin sot. Ky është një hap i rëndësishëm që do të lehtësojë lëvizjen më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor. Komandanti ynë i KFOR-it ruan autoritetin në hapësirën ajrore mbi Kosovën, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Stoltenberg

Sipas shefit të Aleancës Veri-Atlantike , NATO’ja do të mbetet e përfshirë përmes procesit afatgjatë të Normalizimit të Aviacionit Ballkanik, të cilin po e udhëheq.
Ishte drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Djuric, tha se në Berlin sot, përfaqësuesit e Ministrisë serbe të Ekonomisë do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi me kompaninë gjermane Lufthansa, dhe se linja ajrore mund të vinte në jetë kur të shfuqizohet taksa e Kosovës ndaj produkteve serbe.

Share Messenger

Më të lexuarat