Stavileci e fyen rëndë Molliqajn, e quan skizofren, psikopat, terrorist, fiqfiriq…

Share Messenger

Blerand Stavileci i PDK-së e ka quajtur Dardan Molliqajn e Vetëvendosjes skizofren dhe njeri që u ka prirë bandave kriminale për t`i djegur e shkatërruar institucionet e vendit.

Ky koment i Stavilecit vjen si reagim i tij ndaj një komenti të Molliqajt, i cili ka thënë se në Kuvend nuk ka njerëz si Kadri Veseli, shkruan Indeksonline.

Lexoni komentin e Stavilecit:

Sot, në Kuvendin e Kosovës, fatkeqësisht, kemi deputetë që po gjykohen për sulme terroriste me raketahedhës mbi të. Kemi edhe skizofren, si kryebanditi Mollotoviqaj, që u kanë prirë bandave kriminale në shkatërrimin dhe djegien e institucionit, ku prej tash e tutje do marrin edhe paga.

Ky i fundit është e kuptueshme që nuk e dinë çfarë është kultura institucionale, sepse tërë kohën ka vepruar me mentalitet antiinstitucional dhe përdhunues. Nuk e dinë as çfarë janë burrështetasit, sepse vetë është thjesht një fiqfiriq politik.

Si duket, neuropsikiatrit e Partisë Vetëvendosje, tash po merren me kthinat neurologjike të rrugëve të Prishtinës dhe të kanë lënë pas dore.

Nuk e di sa po e vëren, por për shkak të skizofrenisë ia ka nis me të leçit edhe partia. E Shtimja po të pret me padurim, po qan për ty!

Share Messenger

Më të lexuarat