Sqarim për udhëtarët nga Aeroporti i Prishtinës

Share Messenger

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA ka njoftuar se është i gatshëm të procesoj të gjitha fluturimet si në ardhje poashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota, por Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, transmeton FishMedia.

Postimi i Plotë:

Sqarim për udhëtarët,

Duke pasur parasysh që po pranojmë kërkesa të panumërta, për datën e operimit të plotë të fluturimeve, mirësisht ju njoftojmë se:

Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje poashtu edhe në nisje, andaj ju lusim të adresoni pyetjet/kërkesat si dhe shqetësimet tuaja në adresë të tyre dhe jo te ne.

Më tej, ju njoftojmë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është i gatshëm të procesoj të gjitha fluturimet si në ardhje poashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota.

Njëherit, falenderojmë mediat që vazhdimisht kanë dhënë njoftimet e sakta sa i përket kësaj çështje!

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!

Share Messenger

Më të lexuarat