Lufta e shumëpritur me 7 mijë vende të zbrazëta

Share Messenger

Shumë vende në stadiumin “T-Mobile Arena” në Las Vegas do të mbesin pa shitur vetëm disa ditë para përplasjes së “shekullit” Conor McGregor – Floyd Mayweather.

Mediat në Amerikë raportojnë se rreth 7 mijë vende në këtë stadium kanë mbetur pa u shitur, një shqetësim i madh ky për organizatorët e këtij meçi.

Faji kryesor i kësaj ndodhie është çmimi, që shkon nga 500 dollarë deri në 1 e 300 dollarë. Stadiumi i njohur zë afro 20 mijë tifozë, por për një ndeshje boksi në shitje janë vendosur vetëm 18 mijë bileta.

Të rikujtojmë se meçi mes dy boksierëve do të zhvillohet më 26/27 gusht nga ora 4:00, por që transmetimi fillon nga ora 23:00.

Share Messenger

Më të lexuarat