Specialja refuzon kërkesën për lirimin e Kadri Veselit

Share Messenger

Kadri Veseli është refuzuar sërish që të lirohet nga paraburgimi i Hagës.

Është gjyqtari Nicolas Guillou i cili e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirimin nga paraburgimi.

Avokati i Veselit, Ben Emmerson kishte kërkuar që ish-kryeparlamentari i Kosovës të lirohet përkohësisht nga paraburgimi duke ofruar një listë me kushte që do të plotësoheshin nëse Veseli do të lirohej.

Mirëpo, një gjë e tillë është pamundësuar nga Gjykata Speciale, pasi ata kishin ofruar argumente se Kadri Veseli mund të arratisej nëse merr vesh të gjitha provat kundër tij.

“Gjyqtari i procedurës paraprake konkludon se ekziston rreziku që z. Veseli të ikë, pengojnë përparimin e procedurave të Dhomave të Specializuara ose kryejnë krime të mëtejshme kundër tyre perceptohet si në kundërshtim me UÇK-në, përfshirë dëshmitarët që siguruan provat në SPO dhe / ose pritet të paraqiten para Dhomave të Specializuara . Gjyqtari i procedurës paraprake do të vlerësojë më poshtë nëse këto rreziqe mund të adresohen në mënyrë adekuate nga Kushtet e propozuara.”

Kujtojmë se veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty./

Share Messenger

Më të lexuarat