Specialja prezanton akuzat ndaj Mustafës, thotë se ishte pjesëmarrës në torturim të shqiptarëve dhe udhëheqës i njësitit “BIA”

Share Messenger

Në Hagë ka vazhduar gjykimi ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa. Prokuroria ka paraqitur disa fakte në të cilat thuhet se janë bazuar kur kanë ngritur aktakuzën ndaj Mustafës.

Sipas Prokurorisë thuhet se viktimat e Salih Mustafës ishin shqiptarë të Kosovës, dhe se “faji i vetëm i disa prej tyre ishte se ishin pjesëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila konsiderohej nga UÇK-ja si kundërshtare politike”.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), argumentoi se viktimat ishin mbajtur në një qendër ndalimi në Zllash, dhe se ishin cilësuar si kolaboracionistë në luftë, shkruan Telegrafi.

ZPS ka thënë se ndërtesa në Zllash ku supozohet se janë kryer krimet ishte dykatëshe dhe e izoluara nga strukturat e tjera.

ZPS-ja më tej ka treguar se Salih Mustafa ishte udhëheqës i një grupi të quajtur “BIA”, dhe se në qendrën e ndalimit në Zllash mund të përfundoje në bazë të dyshimit për bashkëpunime me serbët.

“Do të dëgjoni dëshmi të atyre që u burgosën dhe u keqtrajtuan në Zllash. Do të dëgjoni dëshmi për një viktimë që nuk mbijetoj”, iu drejtua prokurori i ZPS-së, Cezary Michalzuk gjykatëses.

ZPS-ja përmendi se grupi “BIA” përbëhej nga 500 deri në 600 anëtarë.

“Provat do të tregojnë se BIA ishte përgjegjës i kompleksit të ndalimit në Zllash, ku përgjegjës për atë vend ishte i akuzuari Mustafa. Njësi BIA mbulonte zonën urbane të Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obliqit, si dhe fshatrat Butovc, Riamnishtë dhe Zllash në rajonin e Gollakut”, tha Michalzuk.

Prokurori shtoi se simboli i njësitit “BIA” ishte skifteri, derisa prezantoi edhe disa fotografi si dëshmi.

“Anëtarët e BIA-s mbanin uniforma të zeza me simbolin e skifterit. Dëshmitari do të dëshmoj se ata që arrestuan e kishin një shenjë skifter dhe fjalën skifterat të shkruar përreth…”, tha prokurori Michalzuk.

Ai shtoi se gjatë dëshmisë së dëshmitarëve do të mësojmë edhe për pyetjet që u janë bërë atyre, kërcënimet dhe sjelljen që shkon deri në nivelin e torturës.

Share Messenger

Më të lexuarat