Sot, dy të vdekur nga COVID-19 dhe 427 të infektuar

Share Messenger

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot janë shënuar dy raste të vdekjes nga COVID-i.

Ndërsa nga 5.881 testime, 427 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Deri më sot janë dhënë 24.841 doza përforcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës anti-COVID.

Gjatë 24 orët e fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës.

Nga 5.881 testime, 427 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315.

Në total numri i rasteve aktive është 2.811.

Share Messenger

Më të lexuarat