Solana dhe SHBA-ja e shpëtuan Kosovën nga ndarja në vitin 2004

510 Shares Share Messenger

Blerim Shala, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur rreth zërave për ndarjen e Kosovës, në kuadër të një marrëveshjeje me Serbinë.

Shala ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Kosova ka bërë gabime serioze ndër vite, të cilat, sipas tij, “kulmuan me trazirat e marsit të vitit 2004″.

“Kosova ka mundur të ndahet atë vit”, ka deklaruar Shala, duke kujtuar ngjarjen e nxitur pas mbytjes së dy fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Gjatë atyre trazirave, që zgjatën dy ditë, u vranë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, po ashtu kryesisht shqiptarë.

Sipas Shalës, Kosova i shpëtoi ndarjes më 2004 falë atëherë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian, Javier Solana,dhe falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Po të mos ndërhynte Solana dhe SHBA-ja, ndarja e Kosovës do të ishte punë e kryer”, është shprehur ai.

Sipas tij, për marrëveshje me Serbinë ia vlen të mendohet edhe shkëmbimi i territorit.

“Serbia kërkon territor për njohje”, ka deklaruar Shala, duke shtuar se, megjithatë një kërkesë e tillë nuk është bërë zyrtarisht.

Share Messenger

Më të lexuarat