Smajl Latifi: Jemi të vetmit që kemi program të shkruar e zotime konkrete

Share Messenger

Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi ka theksuar se ai është i vetmi kandidat nga kjo komunë që ka program të shkruar dhe zotime konkrete.“Qytetari për ta dhënë votën kërkon ide konkrete, program të qartë e vizion politik.

Andaj ne po shpalosim programin tonë kudo që jemi, në takime me qytetarë a në televizion, në rrjete sociale a në qytet e fshatra”, ka shkruar ai.Postimi i plotë:

Koha kur i fiton zgjedhjet vetëm me zhurmë ka kaluar.

Qytetari për ta dhënë votën kërkon ide konkrete, program të qartë e vizion politik. Andaj ne po shpalosim programin tonë kudo që jemi, në takime me qytetarë a në televizion, në rrjete sociale a në qytet e fshatra.Jemi të vetmit që kemi program të shkruar e zotime konkrete.

Faleminderit shumë për mesazhet e shumta pozitive pas debatit të sotshëm! Bashkë, drejt fitores sonë të madhe.

Share Messenger

Më të lexuarat