S’ka medalje për Akil Gjakovën në Mastersin e Dohas

Share Messenger

Akil Gjakova është mposhtur nga Khikmatillokh Turaev në fazën e parë të repesazhit në kategorinë deri 73 kilogramë.

Gjakova u mposht në Golden Score me Ippon, duke ia pamundësuar vetes garimin për medalje në Mastersin e Dohas.

Gjakova u mposht paraprakisht me Ippon në çerekfinale nga xhudisti nga Kazakistani, Zhansay Smagulov në Mastersin e Dohas në Katar, kurse dy raundet e para i kaloi me sukses.

Nesër do të garojë Loriana Kuka, e cila e mbyll garimin e xhudistëve kosovarë në këtë event.

Share Messenger

Më të lexuarat