S’ka marrëveshje VV-LDK as në praninë e ambasadorëve të QUINT-it , Kurti e Mustafa kanë vetëm akuza

Share Messenger

Ka përfunduar takimi maratonik, me zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit ka deklaruar se nuk ka marrëveshje as sot.

“Ne biseduam me LVV për mundesinë e një koalicioni qeverisës i informum edhe ambasadorët pasiqë kishin për qëllim vetëm të informoheshin e jo të kishin ndikim në bërjen e Qeeverisë. Si LDK ne jemi të bindur se se zgjidhja që e kemi ofruar kohëve të fundit është një zgjidhje që i balancon votat dhe besimin e qytetarëve që kemi marr në zgjedhjet e 6 tetorit dhe ne mësim të hapur nëse LVV i pranon kushtet tona dhe ne jemi të gatshëm për koalcion qeverisës, oferta jonë i kontribuon vendit, luftës kundër korrupisonit dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë ai.

Ndërsa, ambasadorët e vendeve të QUINT-it, të cilët dolën nga ambientet e Kuvendit më herët, janë deklaruar shkurt para mediave duke thënë se nuk kanë dhënë kurrfar këshillash, por nëpërmjet një deklaratë për media në mesditë kanë thënë se nuk përzihen në punën e krijimit të qeverisë./

Share Messenger

Më të lexuarat