Situata në Veri, MPJ-ja ka një udhëzim për bashkëatdhetarët

Share Messenger

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka udhëzuar bashkëatdhetarët që ta ndrrojnë drejtimin për të ardhur në Kosovë për shkak të situatës në Veriun e Kosovës.

Mijëra bashkëatdhetarë e përdorin Serbinë si drejtim për të arritur në Kosovë, por Policia e Kosovës i ka bllokuar dy pikat kufitare, Bërnjak dhe Jarinje.

“Njoftohen të gjithë bashkëatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi merrni rrugën përmes Maqedonisë së Veriut (pikëkalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit”, vazhdon udhëzimi i MPJ-së.

“Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të gabuara, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutem ndiqni Policinë e Kosovës rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, mbaron njoftimi. /

Share Messenger

Më të lexuarat