Simon Cowell thyen shtyllën kurrizore

Share Messenger

Simon Cowell, personi që mban firmën e krijimit të America’s Got Talent është shtruar në spital. Mësohet që ai të jetë rrëzuar nga biçikleta, në oborrin e shtëpisë së tij në Malibu të Kalifornisë. Përfaqësuesi ligjor i Cowell tregon se shefi i tij po provonte biçikletën e re elektrike, por nga pakujdesia ka rënë.

Kështu, ai ka marrë frakturë në shtyllë kurrizore, por nuk dihet ende se në çfarë shkalle është dëmtimi. Simon Cowell po mbahet nën vëzhgim nga një ekip mjaft i mirë mjekësor, megjithatë, e rëndësishme për ta është që incidenti mos t’i ketë shkaktuar atij dëmtime në palcën kurrizore. Mediat britanike kanë kontaktuar vetë me juristin e Got Talent, për të mësuar nëse ai do të jetë javën e ardhshme në peticion.

Nuk ka ende një konfirmim nga ana e tij, megjithatë ai ka theksuar se edhe pse jo fizikisht, shpirtërisht do të jetë atje, i vëmendshëm ndaj çdo talenti të ri dhe i gatshëm për të dhënë mendimin e tij.

Për Cowell kjo nuk është hera e parë që pëson të tilla incidente. Ai është rrëzuar edhe njëherë në vitin 2017 nga shkallët e banesës së tij. Atëkohë ai kishte imunitet të dobët. Kjo bëri që mjekët të mendojnë se incidente të tilla i shkaktohen si pasojë e humbjes së kontrollit. Kjo bëri që juristi i eventeve ku promovohen talentet e rinj të nisë një dietë të ashpër, për të përmirësuar shëndetin e tij.

Megjithatë, ai sërish u përball me diçka që mund të jetë edhe fatale. Simon Cowell ishte personi që krijoi America’s Got Talent, nga aty vijoi me turret nëpër botë, duke krijuar të tjera peticione si X Factor e Pop Idols.

Klan Plus

Share Messenger

Më të lexuarat