Si u zhduk Koronavirusi për 15 min nga djali i Trump!

Share Messenger

Presidenti amerikan, Donald Trump pretendoi se infeksioni i coronavirusit të djalit të tij Barron ishte ‘zhdukur’ brenda 15 minutash.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Trump e bëri pretendimin ndërsa u fliste përkrahësve të tij gjatë një tubimi në Martinsburg, Pennsylvania, të hënën pasdite.

“Sigurisht që Barron e kishte atë”, tha Trump për coronavirusin, të cilin ai, Zonja e Parë Melania Trump dhe djali i tyre 14-vjeçar, Barron, ishin diagnostikuar të gjithë në fillim të tetorit.

Trump më pas vuri në dukje ‘sistemin e ri, të fortë, imun të Barronit’.

Presidenti kujtoi bisedën e tij të supozuar me një mjek rreth rezultatit pozitiv të testit të Barronit.

“Unë i thashë: Cila është historia, dok, me Baronin?”, tha Trump nga podiumi.

Sipas Trump, mjeku u përgjigj: “Zotëri, ai doli pozitiv”.

“Rreth 15 minuta më vonë”, tha Trump, ai e pyeti mjekun: “Si po bën Barron?”

“Zotëri, është zhdukur”, tha Trump, mjeku t’i ketë thënë atij, ndërsa turma qeshi.

Pretendimi u duk se ishte në ndihmë të presionit të Trump për rihapjen e shkollave për mësimin personal, diçka që shumë shtete kanë hezituar ta bëjnë për shkak të shqetësimeve shëndetësore.

Gjatë tubimeve të tij së fundmi përreth vendit, Trump ka përdorur shërimin e shpejtë të dukshëm të Barron nga virusi si një shembull pse është në rregull që shkollat të rihapen.

Share Messenger

Më të lexuarat