Shumica e katundeve arbëreshe stolisen me bustin e Gjergj Kastriotit

Gjatë vizitës së fundit, nga 19-22 Korrik 2019, në tri provinca të shkëputura ku jetojnë arbëreshët, nga 6 katunde që vizituam hasëm në tri buste kushtuar heroit tone kombëtar, të ngritura me mjtete e bashkive, ndërsa që shumica e shesheve me krenari mbajnë emrin e Gjergjit-. Ndërkaq në Kosovë është vështirë të gjesh ndonjë fshat me bustin e kryetrimit tonë e ka qytete që ende sikur hezitojnë vendosjen e shtatores së tij!
Në udhëtimin tim të tretë me radhë vetëm brenda këtij gjysmë viti në mesin e vëllezërve arbëresh në Kalabri e provincat tjera (mars e prill dhe tash në korrik), arrita të vizitoj më tepër se gjysmën e vendbanimeve arbëreshe në Itali. Me vizitën e fundit që u bëra edhe 6 katunde të tjera, arrita që brenda gjysmë viti të kem te vizituar rreth 30 katunde arbëreshe nga rreth 50 sa janë gjithsej .
Ajo që më ka lënë mbresë të veçantë është se busti i kryetrimit tonë , stolis thuaja çdo katund arbëresh kështu ishte edhe kësaj radhe katundet.: Qefti apo Chieuti, Këmarinin apo Campomarin dhe katundin e Diogardit që në shqip ruan emrin Katundi, ndërsa italisht Greci. Në të gjitha këto tre vendbanime arbëreshe që i ndajnë nga 10-20 kilometra ishin ngrit sivjet bustet e Skënderbeut. Po ashtu sivjet pritet të inaugurohet busti edhe në Kazallveqi ( ital: Casalvecchio di Puglia), në rrethin e Foxhies.
Derisa më parë kisha vizituar regjionin e Kalabrisë, ku edhe janë të përqendruar shumica e katundeve arbëreshe, kryesisht afër Kozencës. Kësaj radhe krahas asaj që mora pjesë dhe përcolla për portalin tonë prointegra.ch manifestimin kulturor “VËLLAZËRIA” në Kazallveqi ( ital: Casalvecchio di Puglia), në rrethin e Foxhies, me shoqëruesit e mi Gjergj Prenkoçajnë dhe Shefqet Cakollin, vizituam vendbanime shumë të shkëputura nga qendrat urbane, për çka edhe portali ynë prointegra.ch, do tu informojë në ditët në vijim.