Më shumë se 100 mijë shikues përcjellin ndeshjen e ekipit Bad News Eagles kundër ekipit ENCE

Share Messenger

Bad News Eagles është duke zhvilluar një ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të turneut më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major i cili po zhvillohet në qytetin Antwerp të Belgjikës, kundër ekipit të tretë në ranglistën botërore, ENCE.

Është vetëm mapi i parë i ndeshjes Bad News Eagles kundër ENCE, që po zhvillohet në kuadër të turneut më të madh të CS:GO , PGL Antwerp Major.

Edhe pse ekipi i ENCE është në avantazh, Bad News Eagles nuk di të dorëzohet duke e ngushtuar rezultatin në 13-12, ku po shihet një superlojë nga snajperisti shqiptar, Genc “gxx-“ Kolgeci.

Më shumë se 100 mijë shikues nga e mbarë bota janë duke e ndjekur ndeshjen e ekipit shqiptar kundër ekipit të tretë në ranglistën botërore.

Të gjithë të interesuarit për ta përcjellë ekipin shqiptar, mund ta ndiqni në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube, si dhe në kanalin zyrtar të streamerit shqiptar, Xhoci.

Share Messenger

Më të lexuarat