Shtyhet takimi i Brukselit i paraparë për 12 korrik

Share Messenger

Takimi i paraparë të mbahej me 12 korrik në Bruksel ku Kryeministri Hoti dhe Presidenti i Serbisë Vucic do të takoheshin.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët për media pas video-samitit të Parisit.

Më 12 korrik do të mbahet një video-konferencë mes palëve, derisa do të takohen në Bruksel më 16 korrik.

“Pjesëmarrësit kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në dialogun Prishtinë-Beograd të mbështetur nga BE’ja. Negociatat mes dy palëve do të fillojnë me një video-konferencë që do të mbahet më 12 korrik dhe me takimin e parë në Bruksel më 16 korrik”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra për media e kancelares Merkel.

Takimi sipas Vucicit është shtyrë edhe për shkak të palës kosovare, pra për arsye të kryeministrit Hoti. Ky takim mes Hotit e Vucicit në Bruksel do të shënonte rinisjen e dialogut mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Kujtojmë se sot është mbajtur Samiti virtual i Parisit, ku presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me një zgjidhje ligjore.

Share Messenger

Më të lexuarat