Shqiptarja Dua Lipa, këngëtarja femër ndër më të mirat në botë

Share Messenger

Megjithëse është vetëm 24 vjeç, këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka arritur “të sundojë” botën dhe të bëhet emri më i komentuar në botën e muzikës.

Talenti dhe puna e saj kanë folur vetë, ndaj sukseset e Duas nuk kanë të numëruar. Madje, këngëtarja vazhdon të na bëjë krenarë çdo ditë e më shumë dhe tashmë ka zënë një fron në muzikë, nga i cili nuk e luan dot askush.

Siç ka treguar edhe vetë në një postim në InstaStory, Dua është tashmë artistja e tretë më e dëgjuar në botë dhe artistja e parë femër më e dëgjuar.

Brenda një muaji, këngëtaren shqiptare e kanë dëgjuar më shumë se 56 milionë njerëz dhe suksesi flet vetë.

Ajo ka shprehur lumturinë e saj në Instagram, duke shkruar “woweeee” krahas fotos së ripostuar, ndërsa shkrimin e ka shoqëruar me disa zemra të kuqe.

Share Messenger

Më të lexuarat