Shqiptarët e Kosovës ia festojnë ditëlindjen ish-presidentit amerikan Bill Clinton

Share Messenger

Drejtori i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, tha se aleatët meritojnë falënderim për punën dhe angazhimin e vazdueshëm për Kosovën.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton mbushi 76 vjet.

E për nder të ditëlindjes së tij, gjatë së hënës, Shoqata “Miqtë e Amerikës” organizuan një festë në objektin e shkollës fillore “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë.

Drejtori i këtij institucioni arsimor, Xhavit Berisha, bëri të ditur se këtu do të bëhet përurimi i këndit amerikan.

Në anën tjetër, drejtori i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi tha se aleatët meritojnë falënderim për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm për Kosovën.

Aktivitete të tilla në nderim të ish-presidentit Clinton janë të përvjetshme në Kosovë.

Share Messenger

Më të lexuarat