Shpërthen motori i aeroplanit, tmerrohen pasagjerët

Share Messenger

Udhëtarët e një aeroplani janë tmerruar. Një pasagjere ishte zvarritur nëpër një dritare të thyer të aeroplanit, pas shpërthimit të motorit të tij.
Një aeroplan i Southwest Airlines u tundua në një zonë të largët të pistës në Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfias, në SHBA, këtë pasdite pas raporteve të një zjarri.

Madje supozohet se si pasojë e presionit të ajrit, pasagjerët janë tërhequr përmes hapjes së shkaktuar. Zyrtarët thanë se një person u dërgua në spital.

Siç shtohet më tej, ka qenë një pasagjer që madje ngjarjen e ka postuar Live në Facebook, transmeton Telegrafi.

“Diçka nuk është në rregull me avionin tonë”, shkruante. “Duket se po shkojmë poshtë!”.

Fluturimi 1380 u nis nga Aeroporti LaGuardia në New York City dhe ishte në rrugë për në Dallas, kur diçka shkoi keq me avionin dhe u transferua në Filadelfia International, sipas raporteve të medias lokale.

Share Messenger

Më të lexuarat