Shpallet tenderi për përfundim e autostradës Pejë-Prishtinë

Share Messenger

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se është shpallur tenderi për përfundimin e magjistrales Pejë-Prishtinë, gjegjësisht segmentin rrugor Kijevë-Zahaq.

Janë bërë disa vite që është nisur kjo autostradë, ndërkohë që punimet kishin ngelur pasi kishte mungesë të fondeve për përfundim të segmentit të fundit që lidh fshatin Kijevë të Malishevës me fshatin Zahaq të Pejës. Edhe segmentet e mëhershme ishin zvarritur, ndërkohë që segmenti i fundit kishte përfunduar nën Qeverinë Haradinaj.

Ministri ka bërë të ditur se projekti është shpallur me përkrahjen e BERZH’it dhe BIE’s.

“Për Pejë me katër korsi, më afër e më shpejtë”, shkruan ai.

“Pas shumë vitesh zvarritje, sot shpallëm tenderin e autostradës për Pejë (Kijevë – Zahaq). Faleminderit BERZH-it e BIE për përkrahje. Vazhdojmë”, shtoi Abrashi.

Share Messenger

Më të lexuarat