Shkëlqen Muriqi, siguron fitoren e Fenerit

Share Messenger

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ka regjistruar një paraqitje fenomenale sot, në kuadër të Superligës së Turqisë.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, pati paraqitje shumë të mirë, në fitoren 3:2 të Fenerbahce kundër Malatyaspor.

Muriqi ishte i pari që gjeti rrugën e golit në ktë ndeshje, kur në minutën e 70’ shënoi me kokë për 1:0.

Fenerbahce humbi fokusin dhe u përmbys brenda tetë minutave, kur Ndayishimiye shënoi në minutën e 81’ dhe Donald në minutën e 89’.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe Muriqi pati forcën edhe për një asistim për Ozan Tufan, ky i fundit që dërgoi topin në rrjetë për 2:2.

Rezultati final dhe përmbysja e dytë e këtij takimi erdhi në minutën e fundit, kur Ozan shënoi edhe golin e dytë personal, kësaj radhe i asistuar nga Ferdi Kadioglu.

Me këtë fitore, Fenerbahce numëron 46 pikë në pozitën e 6, kurse Malatyaspor shkon në 29 pikë për pozitën e 14.

Share Messenger

Më të lexuarat