Shitet unaza që Kobe Bryant ia kishte dhuruar nënës së tij, zbulohet shuma

Share Messenger

Një unazë me ar njëzet e katër karatësh dhe gurë diamanti – që Kobe Bryant ia kishte dhuruar nënës së tij Pamela para më shumë sesa 20 vjetëve, është shitur në një ankand.

Unaza që ikona e ndjerë e basketbollit dhe Los Angeles Lakers ia kishte dhuruar nënës së tij është shitur në një ankand, Goldin Auctions, për 206 mijë dollarë.

TMZ Sports raporton se Bryant i kishte blerë dy unaza identike për nder të titullit të tij të parë të NBA me Los Angeles Lakers gjatë sezonit 1999/2000.

Pamela Bryant kishte tentuar ta shiste unazën edhe më parë në vitin 2013, bashkë me disa gjësende të tjera si kujtime nga Kobe. Por, Kobe e kishte paditur atë në tentim për të mos e lejuar t’i shesë ato gjëra.

Prindërit e Kobe, Pamela dhe Joe Bryant, në fund ishin lejuar t’i shesin gjashtë nga ato gjëra, përfshirë dy unazat – që janë të njëjta me unazat që i mori çdo lojtar dhe trajner i Lakers pas triumfit kundër Pacers në finale të NBA.

Ato gjëra i ishin shitur një koleksionuesi privat për gjithsej 280 mijë dollarë në vitin 2013, ndërsa tani koleksionuesi ka vendosur t’i shesë sërish ato gjëra në një ankand.

Deri më tani, nga shitja e vetëm njërës unazë, koleksionuesi i ka fituar 208 mijë dollarë, ndërsa edhe unaza e Joe Bryant dhe katër gjësendet e tjera pritet të shiten së shpejti në një ankand.

Vlera e këtyre unazave dhe gjërave të tjera që janë lënë nga Kobe Bryant kanë shtuar vlerë të madhe këtë vit, pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant në janar të këtij viti, kur u rrëzua helikopteri me të cilin po udhëtonte bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë.

Share Messenger

Më të lexuarat