Shikojeni videon e mrekullueshme ku Tyson Fury si 18-vjeçar e kishte parashikuar se do të shpallej kampion i botës

Share Messenger

Tyson Fury në mënyrë të mrekullueshme e kishte parashikuar se do të bëhej kampion i botës ‘WBC’ në peshat e rënda, në vitin 2006, në kohën kur ai po futej në boksin profesional.

‘The Gypsy King’ është shpallur kampion i botës në fundjavën që lamë pas pasi triumfoi kundër Deontay Wilder në rrethin e shtatë në ‘MGM Grand’ në Las Vegas.

Ishte njëra prej paraqitjeve më të mira nga boksieri britanik në ring, ku 31-vjeçari e dëshmoi potencialin e tij.

Fury – dy herë kampion i botës në peshat e rënda – e kishte fituar edhe njëherë këtë titull pas fitores ndaj Wilder Klitchkos në vitin 2015.

Suksesi i tij mund të duket befasi për shumë njerëz, por ai gjithnjë kishte besuar në talentin e tij.

Në një video ku shihet ai duke folur 13 vite më parë, ai kishte thënë se do të jetë kampioni i të ardhmes.

https://www.youtube.com/watch?v=8mqsRyaRnpY&feature=emb_title

Share Messenger

Më të lexuarat