Shërohet pacienti i parë me virus Kovid 19 në Kosovë

Share Messenger

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se një person i konfirmuar më parë pozitiv me koronavirus, tashmë ka dalë negativ.

Por, IKSHPK’ja thotë se për t’u konfirmuar nëse është shëruar plotësisht pacienti i parë në Kosovë, duhet të bëhet edhe një test tjetër.

“Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pacientët me CODID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë”, ka thënë IKSHPK’ja.

Më herët, IKSHPK’ja ka njoftuar se edhe tetë persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, duke çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 71.

Edhe Ministri Vitia ka publikuar lajmin.

Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve nga terreni dhe në Klinikën Infektive. Po vazhdon testimi i të gjithë kontakteve të identifikuara, të personave me COVID 19. Sot nga këto mostra tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pcientët me COVID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë.

Vazhdon puna përgjatë 24 orëve në MSH, IKSHP dhe Klinikën Infektive.

T’i ndihmojmë personelit shëndetësor
QËNDRONI NË SHTËPI!
MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!

Share Messenger

Më të lexuarat