Shefi i NATO’s çmend serbët: Bombardimet ndaj Serbisë ishin të drejta

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se bombardimet e vitit 1999 nuk ishin të drejtuara kundër popullit të Jugosllavisë.
Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 nuk ishte e drejtuar kundër popullit të Jugosllavisë, por roli i saj ishte të mbrojë civilët në rajon, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
“Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë të kaluarën, por ne mund të shkojmë më tej dhe kjo është ajo që NATO dhe Serbia po bëjnë sot si partnerë”, ka thënë ai për Tanjug.
Kujtojmë se bombardimet kundër Serbisë filluan më 24 mars të vitit 1999 dhe zgjatën 78 ditë.