Shefi i inteligjencës gjermane flet për sulmin e mundshëm rus ndaj Ukrainës

Share Messenger

Drejtori i shërbimit gjerman për inteligjencë të jashtme ka thënë se Rusia ende nuk ka vendosur për ta sulmuar Ukrainën, por është e përgatitur për të bërë një gjë të tillë.

“Unë besoj se vendimi për të sulmuar ende nuk është marrë”, i tha agjencisë “Reuters” Bruno Kahl, drejtor i Shërbimit Federal të Inteligjencës ose gjermanisht, “Bundesnachrichtendienst”.

Gjermania e ka përjashtuar mundësinë që të dërgojë armë jashtë vendit, duke e përmendur të kaluarën e vet. Këtë qëndrim e mbajti të enjten edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Rusia ka premtuar se do të takojë zyrtarë të lartë nga Ukraina, Gjermania dhe Franca në Berlin muajin e ardhshëm, duke i mbajtur gjallë shpresat e brishta për një zgjidhje diplomatike, shkruan The Guardian.

Të premten, presidenti francez, Emmanuel Macron, pritet të bisedojë me telefon me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Macroni për një kohë të gjatë ka kërkuar dialog me Rusinë, nganjëherë duke i zemëruar vendet tjera të BE-së, të cilat kanë parapëlqyer një qasje më të distancuar.

Share Messenger

Më të lexuarat