SHBA i ndanë edhe 500 mijë dollarë për Kosovën

Share Messenger

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë edhe 500.000 dollarë për Republikën e Kosovës për ta luftuar koronavirusin.

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka njoftuar se shteti i tij ka vazhduar ndihmën ndaj Kosovës në kohë pandemie.

“Lajme shumë të mira: Kosova do të marrë edhe 500.000 dollarë shtesë nga Departamenti i Shtetit dhe USAID si ndihmë për të luftuar pandeminë. Së bashku ne mund të mposhtim COVID-19”, thuhet në njoftim e ambasadës amerikane, shkrim të cilin e ka shpërndarë edhe vetë ambasadori Kosnett.

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se që nga paraqitja e rastit të parë me koronavirus, Amerika kanë ofruar ndihmë të vazhdueshme për Kosovën në luftën kundër pandemisë dhe për ata që kanë qenë në front me pandeminë.

Share Messenger

Më të lexuarat