Shaqiri trefishon vlerë e tij si lojtar, ja sa kushton tani

399 Shares Share Messenger

Performanca e mirë e Xherdan Shaqirit me Liverpoolin këtë stinor ka bërë që vlera e tij në treg të trefishohet për dallim nga ajo që e kishte një vit më parë. Ndërkohë rritje te përfaqësuesja e Kosovës kanë shënuar Milot Rashica, Aro Muriq dhe Valon Berisha.

Vlerën në treg të lojtarëve e ka bërë grupi hulumtues CIES Football Observatory. CIES merr për bazë 21 variabla dhe në mënyrë shkencore nxjerr vlerën që ka lojtari aktualisht në treg. Llogariten përformanca personale, suksesi me klub dhe përfaqësuese, mosha, nacionaliteti, jetëgjatësia e kontratës, pozita, karakteristika e tregut në ligën ku luan, po ashtu edhe fuqia financiare e klubit ku luan, shkruan sot Koha Ditore.

Këto të dhëna bëhen me formulë dhe jepen shifrat e caktuara. Llogaritë bëhen për lojtarët në pesë ligat më të forta në Evropë. Kalkulimet kanë nisur të bëhen që nga viti 2013 dhe organizata nxjerr studime çdo muaj.

Shaqiri iu bashkua Liverpoolit nga Stoke City në afatin kalimtar të verës të vitit të kaluar për 14.7 milionë euro. Me Liverpoolin këtë stinor ka impresionuar duke shënuar gjashtë gola dhe asistuar dy herë në 16 ndeshje në Premier League. Skuadra e tij është duke kryesuar në elitën e futbollit anglez dhe po synon titullin e parë që nga viti 1990.

Në kalkulimin që i ishte bërë Shaqirit në janar të vitit 2018 vlera e tij kishte qenë 14.5 milionë euro, ndërsa ende po luante për Stoke Cityn. Por tash vlera e tij në treg është 53.2 milionë euro sipas CIES Football Observatoryt.

Share Messenger

Më të lexuarat