Shaqiri shkëlqen në fitoren e Liverpool

Share Messenger

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren e Liverpool prej 2-0 kundër FC Midstjylland. Liverpool dominoi tërë takimin por në fund mori fitore të ngushtë kundër skuadrës daneze. Në ndeshjen tjetër Atalanta ndau pikët me Ajaxit.

Liverpool – FC Midthylland 2-0

Liverpool ka arritur të fitorja e dytë kundër FC Midtjylland sonte në Anfield. Pjesa e parë i takoi Liverpoolit të cilët sulmuan shumë por që nuk pati gola, duke përfunduar kështu me rezultat 0-0. Pjesa e dytë nisi prapë më mirë për Liverpoolin derisa ata shënuan në minutën e 55-të. Ishte një aksion i organizuar nga Xherdan Shaqiri që pason të Trent Alexander Arnold, kurse ky i fundit asiston për Diego Jota që shënon golin e parë. Pas kësaj në minutat e fundit nga penalltia do të shënonte gol edhe Mohamed Salah për rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje. Pas kësaj fitoreje, Liverpool është i pari në Grupin D me gjashtë pikë. Xherdan Shaqiri në këtë ndeshje luajti për 90 minuta.

Atalanta-Ajax 2-2

Atalanta ka vazhduar rezultatet negative edhe në Ligën e Kampionëve, pas dy humbjeve në Serie A. Pjesa e parë e këtij takimi i takoi Ajaxit të cilët arritën të shënojnë dy gola. Fillimisht nga penalltia shënoi Dusan Tadic në minutën e 30-të, kurse në minutën e 38-të Lassina Traore. Në pjesën e dytë Atalanta do ta barazojë rezultatin. Zapata ishte kreator i këtij barazimi duke shënuar dy gola, fillimisht në minutën e 54-të dhe mandej në minutën e 60-të. Edhe pse Atalanta barazoi herët nuk arriti që ta përmbys kampionin holandez. Kjo është pika e parë e Ajaxit në Ligën e Kampionëve, derisa Atalanta është në vendin e dytë me 4 pikë, dy më pak se Liverpool, me të cilën skuadër do të luajë dy ndeshjet e radhës.

Share Messenger

Më të lexuarat