Shahini: Konsumi pësoi rënie për 40%, Qeveria diskriminoi sektorin privat

Share Messenger

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Agim Shahini në një intervistë për EO është shprehur se “Qeveria Kurti ” nuk u ka ndihmuar bizneseve dhe ekonomisë për rimëkëmbje mas përhapjes së Coronavirusit.

Ai është shprehur se për të pasur një rimëkëmbjen ekonomike Qeveria duhet të mbajë konsumin aktiv i cili për këta dy muaj ka pësuar rënie për 40%, më i ulëti në 20 vjetët e fundit.

“Bizneset e Kosovës kanë punuar vetëm 20% nisur nga ky fakt disa nga bizneset janë në procedurat e hapjes disa janë në pritje, ne mund t’i hapim të gjitha por fuqia konsumuese ka rënë”.

“Qeveria duhet ta mbanë ekonominë duke rritur konsumin, sipas statistikave që kemi konsumi brenda këtyre dy muajve ka rënë më shumë se 40%”.

Shahini thotë se këtë vit do të kemi numrin më të madh të bizneseve të falimentuara, të cilët nëse nuk do të ndihmohen nga Qeveria me një pako prej 500 milionë euro të kenë të vështirë mbijetesën.

“Këtë vit do të kemi numrin më të madh të bizneseve të falimentuara dhe të mbyllura që nga paslufta, deklarimet se është rritur punësimi i ministrit të financave ka qenë qesharak dhe popullist”.

“500 milionë euro ne i kemi kërkuar vetëm për 3 muaj për të mbajtur konsumin aktiv kurse për rimëkëmbjen e ekonomisë duhen edhe 500 milionë euro të tjera, dhe të gjitha këto Qeveria nuk duhet t’i kaloj asnjë nëse këto pako nuk shkojnë përmes parlamentit”.

Shahini më tutje shprehet se Qeveria me pakon emergjente të miratuar për tu dalë në ndihmë bizneseve ka bërë diskriminim në mes të sektorit publik dhe privat sa i përket përfitimeve financiare.

“Çdo mbështetje apo subvencion duhet të jetë për 250 mijë taksapagues, kontributdhënës dhe punëtorë, këtu Qeveria ka bërë diskriminim në mes të sektorit privat dhe publik pasi sektori publik i merr pagat e plota edhe pa punuar, kurse sektori privat që është edhe kontributdhënësi më i madh tash merr paga më së paku”.

“Duhet sa më shpejtë që Qeveria tu hap rrugë institucioneve qoftë institucioneve të reja që vinë qoftë në forma tjera por vendi me këto institucione nuk mund të ec përpara”.

Share Messenger

Më të lexuarat