Serwer: Grenell do shkëmbim të territoreve, që ta shpëtojë Thaçin nga Specialja

Share Messenger

Analisti amerikan, Daniel Serwer, po e ka të vështirë të pajtohet me vendimet e Presidentit Trump, i cili ka vendosur Përfaqësuesit Special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Pasi tha se ky përfaqësues do ta bëjë Kosovën provincë të Shqipërisë, tani Serwer thotë se Grenell dëshiron shkëmbim të territoreve, që Thaçin ta shpëtojë nga Specialja.

Daniel Serwer, i cili që nga fillimi emërimin e Richard Grenell e ka quajtur si një vendim bizar të SHBA’së si dhe një ofendim që po i bëhet Gjermanisë.

Serwer thotë që një presion i tillë agresiv ndaj Prishtinës në një kohë kur s’janë krijuar ende institucionet e reja është një shpërdorim diplomatik, por sipas tij i qëllimshëm.

Grenell dëshiron arritjen e një marrëveshje përmes idesë së shkëmbimit të territoreve, në këmbim të dhënies së imunitetit për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, karshi Gjykatës Speciale.

Sipas tij një gjë e tillë i shërben vetëm interesit të Rusisë.

“Një gjë e tillë garanton destabilizimin, iu shërben interesave të Rusisë”, ka shkruar Serwer në një reagim në ‘twitter’.

Grenell pritet që sot të qëndrojë në Beograd ku do të takojë krerët e shtetit serb. Ndërkohë pas një jave në Serbi për një vizitë do të arrijë edhe Përfaqësuesi tjetër Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, i emëruar nga Sekretari Amerikan, Mike Pompeo.

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko, para se të zbres në Beograd Ambasadori i SHBA’ve në Berlin, Richard Grenell, deklaroi se nuk sheh ndryshim të mjaftueshëm në qëndrimin amerikan për të pasur përparim në dialogun Prishtinë-Beograd. Si zakonisht, të gjithë e kanë fajin për dështime, përpos Serbisë e Rusisë sipas Kharchenkos

Share Messenger

Më të lexuarat