Serbia e pagoi majmë, ajo tallet me të

Share Messenger

Manekinia e famshme angleze Naomi Campbell, ka fituar hiq më pak se 250 mijë dollarë vetëm e vetëm për t’u paraqitur në një aheng të cilin e ka organizuar një kompani japoneze për rregullimin e vetullave, ku ajo ka ndarë një çmim dhe menjëherë është larguar nga aty, transmeton Zeri.

Por veprimi i supermodeles së famshme ka irrituar tej mase serbët, të cilët kanë mbetur të dëshpëruar me faktin se ajo as që e ka përmendur se ku po shkonte.

Derisa ishte në avion, ajo ka postuar një foto me mbishkrimin “Po shkoj diku, kthehem shpejtë”, duke mos e përmendur kryeqytetin serb Beogradin.

Edhe pse ajo është dashur të qëndroj deri në mëngjes në këtë qytet, për të shijuar jetën e natës aty, ajo mezi ka pritur që ta dorëzoj çmimin dhe menjëherë është larguar, duke zemëruar nikoqirët e saj, të cilët ia shohin për të madhe pse së paku nuk e ka përmendur se ku po shkonte.

Image

Share Messenger

Më të lexuarat