Selimi- Thaçit: Gjykatësit e Speciales nuk janë pronto që shkarkohen, ata të shkarkojnë

Share Messenger

Shefi i grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka thënë se në vitin 2015, Presidenti Hashim Thaçi (atëkohë kryeministër) thoshte se Gjykata Speciale po bëhet për ta pastruar luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Sipas tij, në atë kohë Qeveria e Kosovës ka qenë sponzorizuese e Gjykatës Speciale.“Nëse keni menduar që 3 gushti i vitit 2015 sjell diçka tjetër, e keni pasur gabim sepse gjykatat për këtë punë krijohen. Kam pyetje për sponzorizuesit, për atë që trajton pika e parë në draft rezolutë, a nuk e keni ditur edhe atëherë që Serbia ka kryer spastrim etnik në Kosovë?”.

“A nuk ishte UÇK e pastër atëherë kur thoshit se kjo gjykatë do ta pastrojë luftën e drejtë të UÇK-së?. A nuk e sollëm vet këtë gjykatë për të cilën tani po ankohemi?”.“Në atë kohë Qeveria e Kosovës ka qenë sponzorizuese, në atë kohë ishte Thaçi kryeministër. A nuk iu thoshte se kjo gjykatë s’ka të bëjë me UÇK-në, por me individët”.“Nëse nuk e keni ditur se gjykata themelohet për të gjykuar e keni pasur gabim, ata nuk ishin gjykatës që mund të shkarkohen nga pronto, është e kundërta, ata edhe të shkarkojnë”, tha Selimi.

Share Messenger

Më të lexuarat