Selimi: Sot është bërë gabim i madh, është treguar se Kosova është gati për koncesione

Share Messenger

Juristi Selim Selimi ka thënë se pozicioni i Kosovës për herë të parë ka qenë në avantazh me taksën 100 përqind karshi Serbisë.
“Arma jonë ka qenë tregu prej 540 milionë euro në vit të cilin e ka shfrytëzuar Serbia. Sot ky treg i është dhënë me të dy duart Serbisë – i është dhënë avantazhi në dialog”, ka thënë Selimi, njofton Klan Kosova.

“Me heqjen e taksës do të kthehemi në proces dhe pozicioni ynë nuk do të jetë i favorshëm. Sot është bërë një gabim i madh, amatoresk i Qeverisë Kurti. Sot është bërë një veprim i kalkuluar keq nga Qeveria Kurti. Sot është treguar se Kosova është e gatshme për koncesione”.

Selimi ka thënë se në kohën e Qeverisë Haradinaj marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë të përkeqësuara.

“Nuk do të merrnim viza, nuk do kishte takime me Mattis, Pompeo,Grenell…”

Ndërsa për dokumentin e nxjerr dje nga Kryeministri Albin Kurti ku u theksua një marrëveshje e Presidentit Hashim Thaci me sekretarin e NATO-së më 2013, Selimi është shprehur në Zona de Debatit se ajo shpërfaq qasjen e Kurtit për të zhbërë gjëra që janë bërë.

Selimi ka theksuar se Vjosa Osmani është duke u shfrytëzuar nga Albin Kurti për të shkaktuar çarje në LDK.

Share Messenger

Më të lexuarat