Selimaj nga Infrakos: Buxhetit të Kosovës ia shpëtuam 400 mijë euro

Share Messenger

Kryetari i Bordit të Infrakos, Brahim Selimaj, ka treguar se pse e ka marrë këtë pozitë.Ai tha se nuk ka të bëjë me aspektin politik por për shkak të përvojës shumëvjeçare në zhvillim ekonomik, ndërtim, industri, prodhim dhe shitje.“Ma merr mendja se një prej akterëve kryesor është infrastruktura. Infrakosi është një prej akterëve që i duhet një tretman i rëndësishëm në ndërtimin e hekurudhave të Kosovës në mënyrë që edhe ne të jemi pjesë e Evropës”.“Për mua nuk është sfiduese sepse kam kaluar nëpër të gjitha fazat e zhvillimit ekonomik.

Kam punuar gjithmonë dhe jam munduar që ta jap kontributin maksimal në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Infrakosi është në investime, ashtu edhe e kam gjet. Ne kemi bërë planifikimin e buxhetit, në të ne kemi hasur në disa barriera të vogla për të cilat planifikimi nuk është bërë i duhur. Ne i kemi ruajtur diku 400 mijë euro buxhetit të Kosovës”.Selimaj ndër të tjerash tregoi planin e tij për këtë vit në Infrakos.

“Ne planifikojmë që këtë vit të bëjmë korridorin e 10, lidhjen Durrës – Prishtinë. Ne kemi hartuar planin . Projekti kryesor do të jetë me Qeverinë e Kosovës në detyrë dhe Qeverisë që ka qenë të cilës i kemi bërë trysni dhe kërkesa që të na ndajnë mjetet për fizibilitet por kemi hasur në gabime të cilat janë bërë në menaxhimin e kaluar”.Poashtu, Brahimaj foli edhe për politikën duke thënë se nuk ia ka parë hajrin.“Kur flasim për politikë dhe ekonomi, duhet të ndahen dy gjëra. Politikën e kam pas si shpirt për shtetformimin e Kosovës. E kam ditë edhe para luftës që të punoj sepse kam qenë njëri prej intelektualëve. Kam pas dëshirë që Kosovës t’ia jap atë që mua më takon dhe nuk ka formë apo mundësi që unë kam gjet tjetër përpos se si ta ndërtojmë Kosovën”.“Politikës aspak nuk ia kam pa hajrin, jam i vetmi nga biznesmenët e Kosovës. Prej asnjë Qeverie s’kam marrë një të mirë”, ka thënë Selimaj në “Sytë 7” në Klan Kosova.

Share Messenger

Më të lexuarat