Sejdiu: Të reduktohet qarkullimi me vetura, Prishtina e gjelbëruar si asnjëherë më parë

Share Messenger

Gjatë kohës ë pandemisë Prishtina ka marrë një pamje shumëngjyrëshe, shkaku i mosqarkullimit të veturave dhe të njerëzve.

Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, në një intervistë për “Radio Prishtinën”, ka thënë se e mbështet idenë e të parit të Komunës Shpend Ahmetit për reduktimin e qarkullimit të veturave, pasi nuk e mban mend që ndonjëherë kryeqyteti ka qenë kaq shumë i gjelbëruar dhe kaq shumëngjyrësh. “Unë e mbështes idenë e kryetarit për reduktimin e veturave. Hajde ta ndalim qarkullimin e tepërt e ta bëjmë Prishtinën më të gjelbëruar. Kurrë nuk e mbaj në mend që Prishtina të ketë pasur më shumë gjelbërim se gjatë kësaj kohe”, tha Sejdiu.

Share Messenger

Më të lexuarat