Së shpejti në Kosovë do të përurohet statuja e Majlinda Kelmendit

Share Messenger

Trajneri kosovar, Driton Kuka ka njoftuar se statuja e kampionës së parë do të vijë në Kosovë, por ende nuk dihet se ku do të vendoset sepse nuk kemi përgjigje nga komuna e Prishtinës.

Problemi është se ende nuk është ndarë lokacioni nga Komuna e Prishtinës se ku do të vendoset kjo statujë.

“Statuja e Majlindës po vjen në Kosovë. Kërkesa e jonë nëpërmes Ministrisë drejtuar Komunës së Prishtinës qysh në muajt e verës deri sot ka mbet pa përgjigje. E kemi menduar statujën të ngrihet në kryeqytet si kampionia e parë dhe e vetme olimpike por kot”, tha Kuka.

Ai shtoi se kryetari i Prishtinës Shpend Ahemti nuk ka asnjë informacion për këtë çështje.

Kuka ka publikuar edhe emailin e pranuar drejtuesi i projektit për statujën, Jessie Schattner i cili kërkon të dijë adresën e saktë se ku duhet të dorëzojnë statujën./

Share Messenger

Më të lexuarat