Së shpejti baba, zbulohet emri që ka zgjedhur “Mehmet Kosova” për të bijën

Share Messenger

Aktori shumë i njohur turk me rolin e “Mehmet Kosovës”, Kenan Imirzalioglu do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Sinem Kobal është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe çifti po presin të bëhen me vajzë.

Ata tashmë kanë zgjedhur edhe emrin për të bijën. Mediat turke kanë zbuluar se Kenan dhe Sinem do i vendosin vajzës emrin Lalin. Aktori është shprehur shumë i emocionuar që do të bëhet baba.

“Jam shumë i lumtur. Faleminderit Zotit gjithçka ka shkuar mirë, pa probleme. Zoti na ruajtë nga syri i keq”-është shprehur Kenan.

Çifti gjatë periudhës së pritjes së ëmbël kanë qëndruar larg daljeve në publik. Vetëm pak javë më parë Sinem u shfaq për herë të parë me barkun e rrumbullakosur krah Kenanit.

Share Messenger

Më të lexuarat