Salah drejt Real Madrid?

Share Messenger

Los Blancos besojnë se mund ta kapin atë për atë shifër dhe janë gati për të bastisur zhveshtoren e Liverpool.

Real Madrid besojnë se mund ta joshin Mohamed Salah nga Liverpool në një transfer me vlerë prej 126 milionë funte, pretendon El Desmarque.

‘Mbreti i Egjiptit’ ka kohë që përflitet se mund të shkoj në Madrid, ndërsa atje ai shihet si një opsion më i lirë sesa sulmuesi tjetër që përflitet zakonisht se do të bartet në Madrid, ylli francez kampion i botës Kylian Mbappe.

Kjo kohë është koha e zakonshme kur edhe nisin thashethemet dhe spekulimet dhe ngacmimet mes klubeve për të vëzhguar terrenin para nisjes së pazarit dhe afatit kalimtar.

Deri sa spekulohet për Mo Salah mund të shkoj në Madrid po flitet në anën tjetër për Timo Werner që ka deklaruar hapur se vetëm tek Jurgen Klopp mund të shkonte nëse largohet nga Leipzig.

Share Messenger

Më të lexuarat