Rusia kërcënon hapur: Nëse Finlanda i bashkohet NATO-s, detyrohemi të ndërmarrim hapa hakmarrës

Share Messenger

Finlanda “duhet të jetë e vetëdijshme për përgjegjësinë dhe pasojat” e anëtarësimit në NATO, tha ministria e jashtme e Rusisë në një deklaratë të enjten, duke shtuar se Rusia “do të detyrohet” të ndërmarrë hapa hakmarrës nëse vendi bashkohet me aleancën.

“Deklarata e presidentit finlandez S. Niinistö dhe kryeministrit finlandez S. Marin, të cilët folën sot në favor të anëtarësimit të Finlandës në NATO, është një ndryshim rrënjësor në politikën e jashtme të vendit”, tha Ministria e Jashtme ruse, duke shtuar “Helsinki duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe pasojat e një lëvizjeje të tillë”.

Anëtarësimi i mundshëm i Finlandës në NATO do të shkaktonte dëme serioze në marrëdhëniet dypalëshe ruso-finlandeze, të cilat po ruajnë stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Evropës Veriore, tha ministria, raporton CNN.

“Rusia do të detyrohet të ndërmarrë hapa hakmarrës, si të natyrës ushtarako-teknike ashtu edhe të natyrës tjetër, në mënyrë që të ndalojë kërcënimet ndaj sigurisë së saj kombëtare që dalin në këtë drejtim”.

“Aderimi në NATO do të jetë gjithashtu një shkelje e drejtpërdrejtë e detyrimeve ligjore ndërkombëtare të Finlandës, kryesisht Traktati i Paqes i Parisit i vitit 1947 dhe Traktati i 1992 midis Rusisë dhe Finlandës mbi bazat e marrëdhënieve”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

Finlanda ndan një kufi prej 800 miljesh me Rusinë.

Share Messenger

Më të lexuarat