Rron Gjinovci për Ramën: A durohet more dosti i Vuçiçit me na majt ligjërata kombëtare

Share Messenger

“A durohet more sot tan ditën, dosti i Vuçiçit me na majt ligjërata kombëtare” ka shkruar aktivisti Rron Gjinovci në reagimin e tij për vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Ramës në Kosovë.

Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama ishte përplasur me aktivistin Rron Gjinovci në emisionin Pressing.

Në fillim të fjalës së tij, Gjinovci akuzoi kryeministrin për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe artistëve.

“Ajo që kemi parë nuk hyn te dhuna, pa më thuaj si mund t’i nxjerrë policia, duke qeshur, një grup që e mbanin peng godinën prej dy vitesh e ca?”, tha Rama.

Ndërkohë që debati vijoi me replika, aktivisti i kujtoi shtëpinë kryeministrit shqiptar.

Rama: E di ti ku bie Surreli?

Rron Gjinovci: Di që është mjaft luksoze

Rama: Nga e di ti shtëpinë e luksin e shtëpisë time, çfarë shikon ti kur sheh shtëpinë time? Kur ke ardhur ke parë që janë gjysëm milioni shtëpia me dy a tre kate? Më tregon mua shtëpinë ti në Surrel, Surreli është katund,e po të vish këtu do shohësh që ka shtëpi dy e tre katër katëshe private ndërkohë që shpia ime që ty të duket shumë luksoze që Saliut i duket bunker, se luks me bunker s’ka, duhet ta ndani këtë përcaktim, është shtëpi e imja, që do të thotë s’mund të jetë si shtëpia jote e të tjerëve, se unë kështu jam, jam cik ndryshe nga ju. Se është bërë modë këtu dalin lloj lloj personazhesh e flasin në emër të popullit, pa fakte.

Rron Gjinovci : Më të paedukatë se ti s’ka

Rama: Unë s’të njoh por mënyra jote e të folurit s’ka pikën e edukatës, se ti merr fjalën e akuzon, e di ti çdo të thotë ti thuash tjetrit grabitës? Ja dhe një brockull tjetër e një njeriu të paditur e të paedukuar, fakti që ti e disa si ti flisni sikur jeni protektorët e publikes..

Rron Gjinovci : I ke dhënë tokë publike oligarkëve.

Rama: Më fal ti bën akuzë i ke dhënë privatëve tokën publike privatëve, miliona lekë, ka mundësi ta nxjerrësh një fakt?

Rron Gjinovci : Ju pyeta që prapa këtej maskarade nuk qëndron zhvillimi kush ju beson juve.

Rama: Ti ke dalë këtu se ke merak se mua nuk më besojnë?

Rron Gjinovci : Juve regjimi juaj po i dhunoni, mua ma kanë thënë kolegë të mi në Tiranë.

Rama: Mbështeti se mendje e atyre je në këtë corbë që keni gatuar, ju skeni lidhje me teatër, se ti dukesh nga Surreli në Prishtinë që s’ke shkuar në teatër ndonjëherë e s’di ku bie teatri nga pikëpamja e aktivitetit teatror.

Share Messenger

Më të lexuarat