Rritja e rasteve me Koronavirus, po shqyrtohet rikthimi i karantinës

Share Messenger

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar edhe 205 raste pozitive me Covid-19, gjë e cila ka bërë që rikthehen ndjëshëm shifrat e larta me të infekuar të rinj, që tash e disa muaj ishin në ulje.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 943 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive, ndërsa tri raste të vdekjes.

Pas këtyre shifrave Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se po shqyrtohet rikthimi i karantinës dhe mbyllja e kufijve.

“Masat si mbyllja e kufijve, kthimi i personelit shëndetësor në pikat kufitare, kufizimet në numrin e pjesëmarrësve në takime të ndryshme, kufizime të lëvizjeve në zonat më të prekura dhe disa të tjera janë masat e radhës, në shqyrtim, varësisht nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend”, tha Zemaj në një intervistë për Arbresh.info, duke theksuar se mbyllja e tërësishme e vendit mbetet opsioni i fundit.

Kujtojmë, që numri total i rasteve pozitive është 18.148 raste nga 88.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 666 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.332.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 111 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna e Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kllokot 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë, Rahovec dhe Skenderaj

Share Messenger

Më të lexuarat