Rozana Radi ndjehet e zhgënjyer: Jeta më ka borxh

Share Messenger

Këngëtarja Rozana Radi ka marrë vëmendjen me imazhin e fundit që ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit.

Ajo ka pozuar pa makijazh teksa ka shkruar disa fjalë plot emocion.

Rozana ka treguar se foton e ka shkrepur mbrëmë duke shtuar se pikërisht kjo fotografi e përshkruan atë.

Ndër të tjera shton se shpesh është zhgënjyer nga njerëzit dhe sërish i ka falur.

Postimi i saj pa ndërhyrje:

Kjo eshte nje foto e bere mbrem nga miq te dashur, pa grim pa filtra ashtu sic jam une ne te veretet. Rruga e jetes sime nuk ka qene nje rruge e lehte por mbi gjithcka kam vene dashurine dhe deshiren per t’ja u zbukuruar njerezve qe me rrine prane jeten. Zgjodha pikerisht kete foto te shkrepur mbrem ne nje moment feste shpirti. Jeta me ka nje borxh shume te madh! “ Syte e qeshur” shpesh here i kam patur me pikatore. Jam zhgenjyer nga njerez qe kam ndare buken dhe perseri i kam falur, jo sepse e meritojne por sepse i kam bere mire vetes time duke mos i mbatur inat. Eshte gati e pamundur te diskutosh me njerez te vertete ne kete kohe. ( por per kete do flas nje dite tjeter me gjate) Ne kete foto dikujt mund ti dukem e bukur, dikujt e shemtuar, dikujt e holle dikush mund te me krahasoje me “ Teto Ollgen” ( se nuk eshte cudi te lexosh dhe komente te tilla) por per nje gje jam e sigurte :

Kjo grua qe shikoni ne foto perseri do ju fali . Sepse un e gjej buzeqeshjen edhe aty kur dikush perpiqet te ma fike”.

Share Messenger

Më të lexuarat