Ronaldo vendos vetë kur luan, sipas mediave italiane

Share Messenger

Cristiano Ronaldo, i cili pushoi kundër Beneventos në fundjavë në Serie A, vendos vetë kur të luajë e kur të pushojë, sipas mediave italiane.

Sulmuesi portugez është golashënuesi më i miri i Juventusit deri tani këtë sezon me nëntë gola në shtatë ndeshje në të gjitha garat.

Ronaldo u pushua kundër Beneventos të shtunën dhe sipas disa mediave në Itali, ai do të luajë kundër Dynamo Kiev të mërkurën, pavarësisht se Juve është kualifikuar tashmë në mesin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve.

Zonja e vjetër, megjithatë, është gjashtë pikë prapa liderit të Serie A, Milan, pas nëntë ndeshjeve deri tani.

Sipas Il Corriere della Sera, trajneri Andrea Pirlo ka probleme me zhveshtoren dhe sugjeron se Ronaldo vendosi vetë të mos luante kundër Beneventos.

Disa lojtarë të Juventusit nuk e kanë të qartë si të veprojnë në fushë, veçanërisht në fazën e mbrojtjes nën taktikat e Pirlos.

“Zgjedhjet e CR7 se në cilat ndeshje të pushojë, të paktën bëhen me meritë: identifikoji problemet, para se të bëhet tepër vonë për t’i zgjidhur”, raporton e përditshmja italiane.

Juve e ka fituar vetëm njërën prej katër ndeshjeve në të cilat Ronaldo nuk ka luajtur këtë sezon

Share Messenger

Më të lexuarat