Ronaldo s’është më lojtari më i paguar në botë, zbulohet lista e më të paguarve të vitit

Share Messenger

Për shumë vite, Cristiano Ronaldo ishte “de-facto” futbollisti më i paguar në botë.

Me kontratën e pasur dhe përfitimet e mëdha komerciale, asnjë lojtar në botë nuk mund të shtyhej me të financiarisht.

Sidoqoftë, gjenerata e re e talenteve është duke e sfiduar dominimin e tij në fushë, por edhe jashtë saj.

Për herë të parë, Kylian Mbappe i prin listës së “Sportico”, duke u shpallur futbollisti më i paguar i vitit 2022.

Kjo nuk është aspak befasuese pasi disa muaj më parë, ylli i Paris Saint-Germainit e vazhdoi kontratën pasi e mori një ofertë të parefuzueshme në “Parkun e Princave”.

Lista e “Sportico” i zbulon 10 futbollistët që fitojnë më së shumti aktualisht.

Kampioni botëror me Francën i fiton 125 milionë dollarë në vit, përfshirë këtu rrogën dhe reklamat.

Kurse, pesë herë fituesi i Topit të Artë tash ka zbritur në pozitën e dytë me 113 milionë dollarë.

Pozitat tre dhe katër ju takojnë dy lojtarëve të tjerë të PSG-së, Lionel Messi dhe Neymar.

Argjentinasi i ka të hyra vjetore 110 milionë dollarë, kurse ylli brazilian, 91 milionë.

Në Top 5 bën pjesë edhe Mohamed Salah, i cili në vit i fiton 39.5 milionë dollarë.

Në vazhdim mund ta shihni listën e Top 10 futbollistëve më të paguar në botë.

Share Messenger

Më të lexuarat