Ronaldo rishfaqet nga karantina: Befason të gjithë me pamjen e tij të re

Share Messenger

Ylli portugez Cristiano Ronaldo është i njohur për modelet e tij të flokëve, kështu që këtë herë ai ndryshoi përsëri flokët e tij dhe befasoi fansat. CR7 i ka shkurtuar flokët, të tëra derisa është shfaqur duke kërcyer gjatë ushtrimeve fizike.

Njëri ndër më të mirët në botë, Cristiano Ronaldo ditë më parë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lojtari i Juventusit rezultoi pozitiv kur ishte mbledhur me kombëtaren e Portugalisë në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Ronaldo, i cili aktualisht është në karantinë, vendosi të presë flokët plotësisht dhe dërgoi një mesazh në Instagram.

“Suksesi në jetë nuk matet me atë që arrini, por me pengesat që kapërceni”, shkroi Ronaldo.

Tani portugezi duhet të pres dy teste negative për t’u kthyer në detyrimet e tij në klub.

Më poshtë keni postimin e tij të plotë.

https://www.instagram.com/challenge/?next=/cristiano/%253Futm_source%253Dig_embed

Share Messenger

Më të lexuarat