Ronaldo nuk është i infektuar me Koronavirusin

Share Messenger

Tashmë thuhet se të gjithë futbollistët e Juventusit janë testuar për pandeminë e quajtur koronavirus dhe vetëm tre futbollistë kanë rezoltuar pozitiv.

Në fakt këto tri raste janë të ditëve të kaluar dhe me këtë virus ishin konfirmuar se janë prekur Daniele Rugani, Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala.

Kurse, sot ‘Sky Sport Italia’ ka raportuar se të gjithë futbollistët e tjerë të kampionit italian janë testuar dhe që të gjithë kanë rezoltuar negativ.
Në këto teste janë përfshirë edhe futbollistët që tashmë ndodhen në vendlindjet e tyre, si Cristiano Ronaldo, Miralem Pjanic, Douglas Costa, Gonzalo Higuain e Sami Khedira.

Gjithashtu thuhet se futbollistët që ndodhen jashtë Italisë, pas rikthimit në Torino do të qëndrojnë përsëri në karantinë për 2 javë.

Share Messenger

Më të lexuarat